Qendra për gjinekologji

Qellimi i kesaj qendre per Gjinekologji dhe Infertilitet eshte qe t'iu ndihmoje cifteve bashkeshortore qe sa me pare te behen prinder, ne rastet kur ata kane probleme me fertilizim normal. Duhet cekur se, ne bote, cdo i 7­i cift ka probleme me infertilitet, problem ky i cili me heret eshte quajtur “sterilitet”.

Kjo nuk nenkupton se cdo cift duhet t'i nenshtrohet metodave artificiale te frytnimit. Ndonjehere mjafton vetem percjellja profesionale e shkaqeve te infertilitetit nga ana e subspecialistit te kesaj lemie, keshtu qe suksesi mund te arrihet edhe me metoda mjaft te thjeshta dhe ne menyre krejt natyrale mund te vie deri tek shtatzania e deshiruar.

Madje, percjellja adekuate mjekesore e cifteve bashkeshortore mund te rezultoje me sukses me te larte ne arritjen e shtatzanise se sa qe kjo mund te arrihet me metoda te frytnimit te asistuar sic jane inseminimet dhe fertilizimi in vitro (IVF). Andaj, preferohet qe ciftet te mos presin me shume se nje vit per fillimin e trajtimit te infertilitetit. Pasi qe, sa me heret qe fillohet me analiza dhe gjetjen e shkaqeve te infertilitetit, aq me shpejt do te arrihet deri te sherimi i tij.

Qendra jone per infertilitet iu deshiron te gjitha cifteve ne nevoje qe sa me pare ta perjetojne lumturine prinderore!


Dr. med. Gjina Zeqiri
Gjinekologe - obstetre
Specialiste për fertilitet dhe sterilitet

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon