Medical IVF tourism

Me globalizimin e sotem boteror, gjithnje e me teper cifte qe vuajne nga infertiliteti (steriliteti) kerkojne zgjidhjen e problemit te tyre pertej kufijve te shtetit ame. Shkaqet per kete jane te shumta: cmimi me i lire i tretmanit, koha e shkurter e pritjes per te hyre ne procedure, moskufizimi i moshes per fertilizim in vitro, mundesia e donacionit te qelizave veze apo spermes si dhe perzgjedhja e gjinise se femiut qysh para implantimit, procedura keto qe edhe sot nuk jane te lejuara apo te rregulluara si duhet me ligj ne disa vende te botes.

Andaj, pa marre parasysh shkaqet, Global IVF, ne bashkepunim me ekspertet me te njohur boteror dhe me klinikat me te avansuara ne bote per fertilizim te asistuar apo IVF, iu mundeson pacienteve te vet zgjidhjen e te gjitha problemeve qe mund t'i kene lidhur me shendetin riprodhues. Dhe, pa marre parasysh se ne cilin shtet jetoni, Global IVF iu siguron informacionet me te sakta dhe me te shpejta lidhur me problemin tuaj si dhe iu njofton ne afatin me te shkurter se ku mund ta zgjidhni problemin tuaj.

Ne te njejten kohe pacientet duhet te jene te informuar se, pa marre parasysh te arriturat ne mjekesi, shkenca moderne, fatkeqesisht, ende nuk ka arritur qe te garantoje sukses te procedures se fertilizimit in vitro (IVF) tek te gjitha ciftet. Dhe se, disa cifte kane sukses me tentimin e pare te IVF-it, porse disa te tjera nuk ia arrijne suksesit as edhe per disa here te kryerjes se kesaj procedure. Kurse suksesi varet nga shume faktore, po pike se pari nga vet organizmi i partnereve. Andaj, per mossukses nuk duhet fajesuar mjeket apo klinikat, sepse ata e deshirojne suksesin njelloj sikur ju dhe cdo shtatzanie te re i gezohen po aq sa edhe ju.

Ne jemi te vetedijshem se ju si paciente shpesh here ballafaqoheni me probleme te natyres specifike dhe nuk kuptoheni gjithmone drejt nga stafi mjekesor e me kete edhe nuk informoheni apo nuk orientoheni ne drejtimin e duhur per zgjidhjen e problemit tuaj apo realizimin e enderres suaj. Vecanerisht jo te gjithe e kuptojne hallin tuaj kur, per shembull, ju keni arritur ne nje moshe te caktuar, porse deshira juaj per nje pasardhes nuk eshte venitur akoma. Madje, ju nuk keni mundur ta ndaloni kohen gjate rrugetimit tuaj te pafund per ta gjetur partnerin e jetes suaj. Dhe, fatkeqesisht, shpesh gjate ketij udhetimi, bashke me kohen, juve iu ka shterrur edhe aftesia riprodhuese, keshtu qe keni nevoje per donacion te qelizave veze apo per sperme te huaj. Sepse, ju e adhuroni partnerin tuaj dhe nuk keni deshire qe te divorcoheni shkaku se njeri nga ju eshte steril, pa fajin tuaj. Meqe, deri te keto probleme mund te cojne shume faktore, te njohur apo te panjohur, neper te cilet ju jeni rritur apo keni kaluar.

Dhe, eshte ceshtje e kultures suaj se a me me deshire do te pranonit qe te keni femiun e partnerit tuaj apo me pare do ta adoptonit nje femije me gjenetike krejtesisht te panjohur. Padyshim se adoptimi eshte nje gjest shume human, por nganjehere ju thjesht nuk e preferoni. Poashtu, ndodhe qe shpesh natyra ua ka falur vetem femije te te njejtes gjini dhe ju si dhe femijte tuaj e deshironi me gjithe shpirt edhe ndonje femije te gjinise se kundert. Dhe kjo asesi nuk nenkupton se ju nuk i doni femijte tuaj pse i keni djeme apo vajza. Por ju thjeshte e deshironi nje familje te perzier, respektivisht preferoni qe femijte tuaj te kene vellezer dhe motra. Pra, fatmiresisht sot, jo vetem yjet e famshme te Hollywoodit, por edhe ju mund t'ia ofroni vetit luksin qe ta zgjidhni paraprakisht gjinine e deshiruar te femiut tuaj te ardhshem. Dhe ky poashtu nuk paraqet ndonje krim as per familjen e as per kliniken e cila iu mundeson nje gje te tille, sepse eshte vetem realizim i nje deshire tuaj per te krijuar nje familje te lumtur si baze per nje shoqeri te lumtur.

Fatmiresisht sot, mjekesia moderne, respektivisht teknikat e avansuara te fertilizimit te asistuar mjekesor (IVF), kane arritur qe t'i tejkalojne te gjitha keto bariera, ashtu qe ju te arrini deri tek qellimi juaj. Por, fatkeqesisht, keto probleme dhe deshira fundamentale shpesh pengohen nga shoqerite dhe sistement konzervative, duke u anashkaluar edhe te drejtat elementare njerezore. Andaj, Global IVF, duke u bazuar ne definicionin e Organizates Boterore te Shendetesise, se shëndeti është “gjendja e mirëqenies së plotë fizike, shpirtërore dhe sociale”, mundohet ta kuptoje edhe anen tuaj psikologjike duke iu ndihmuar qe enderrat tuaja te behen realitet, ne cfaredo klinike ne bote ku ato mund te realizohen, natyrisht me preferencen tuaj.


Dr Gjina Zeqiri, MSc, PhD, PD
Gjinekologe – Obstetre
Specialiste per fertilitet dhe sterilitet

Global IVF
Themeluese & drejtoreshe
+381 60 300 300 5 - Viber
+381 69 11 55 215 - Viber

www.globalivf.net
info@globalivf.net

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon