Trajtimi i infertilitetit

Dëshira për të pasur fëmijë dhe familje paraqet një nga instinktet më bazike njerëzore. Statistikat globale tregojnë se një në shtatë çifte është i paaftë qe të ketë fëmijë pa asistencën e mjekut. Shkaktarët e njohur të kësaj dukurie janë shtatzënia e shtyrë për shkak të karrierës, martesat e vonshme si dhe stresi i shkaktuar nga puna dhe jeta në metropole. Shkaktarët e sterilitetit vijnë nga të dy partnerët në proporcion të barabartë.

Poçese nuk vjen deri te shtatzënia tek çiftet që për 6 muaj kanë pasur relacione të rregullta seksuale pa mbrojtje, atëherë ata do të duhej definitivisht t'a vizitojnë një qendër të specializuar për sterilitet. Një nga faktorët më kritikë në trajtimin e infertilitetit është mosha, kështu që çiftet nuk do të duhej të vonoheshin me fillimin e trajtimit të tij. Një nuk duhet harruar se tek grate pas moshës 40 vjeçare vjen deri te ulja rapide e fertilitetit.

Edhe në ditët e sotme nuk ekziston një zgjidhje definitive për të gjitha llojet e infertilitetit. Megjithatë, në 20 vitet e fundit pati arritje të mëdha dhe të avansuara në këtë drejtim, siç është zbulimi i metodës së fekondimi artificial (IVF). IVF nuk është procedurë që duhet të përdoret tek çdo person me probleme të fertilitetit. Andaj, hulumtimet e shkaqeve të infertilitetit duhet të fokusohen në mundësitë e pacientëve që të arrijnë tek shtatzënia me metoda klasike më të thjeshta të mjekimit të infertilitetit. Kështu që, protokoli standard për trajtimin e infertilitetit është aplikimi i tri inseminacioneve artificiale dhe poçese me këtë rast nuk arrihet deri te shtatzania atëherë preferohet që të aplikohen metoda më të avansuara siç është fekondimi artificial (IVF/ICSI) e cila paraqet procedurën e fundit në trajtimin e infertilitetit. Tetë nga dhjetë pacientë infertilë (80%) mund të kenë sukses me metodat klasike apo me inseminime artificiale pa pasur nevojë që t'i nënshtrohen procesit të fekondimit artificial.

Andaj eshte shume e rendesishme qe pacientet te cilet kane probleme me infertilitet t'i drejtohen sa me heret mjekut qe ka nje specializim te ngushte ne kete lemi, pra subspecialistit per infertilitet dhe sterilitet e jo gjinekologut te pergjithshem, sepse ne kete menyre do ta shkurtojne edhe maltretimin e tyre si dhe kohen per te arritur sa me shpejt deri te krijimi i familjes se deshiruar.

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) e definon infertilitetin si pamundësi te frytnimit pas minimum 12 muajsh të relacionit seksual të pambrojtur. Gratë në periudhën riprodhuese (fertile) kanë përafërsisht 20% shansë të arrijnë te shtatzënia me relacione të rregullta seksuale.

Kjo shansë është përafërsisht 85% në 6 muajt e parë poçese gratë ndodhen në moshën nën 35 vjeçare. Progresi shkencor viteve të fundit në trajtimin e infertilitetit është i shpejtë dhe efikas, për çka pacientët meritojnë që të informohen korrekt dhe me kohë. Gjithashtu eshtë shumë me rëndësi për pacientët që ta njohin sistemin e vet reproduktiv femnor apo mashkullor në mënyrë që ta kuptojnë sa me mire problemin e infertilitetit.

“Global IVF” iu dëshiron qe sa me shpejt t'i realizoni ëndërrat tuaja per tu bere prinder.

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon