Inseminimi intrauterin (IUI)

Kjo metode e trajtimit te infertilitetit aplikohet tek ciftet tek te cilat nuk ka ardhe per nje kohe deri te shtatzania edhe perkunder marredhenieve te rregullta seksuale si dhe percjelljes se ovulacionit per me se paku 3 muaj nga ana e specijalistit per infertilitet.
Procedura konsiston ne stimulimin e vezoreve me qellim te zhvillimit te folikulave respektivisht te qelizave veze, gje qe zakonisht behet me tableta Klomifen per 5 dite, duke filluar nga dita e 4­te e ciklit menstrual. Ndonjehere mund te perdoren edhe injeksione per stimulim, mirepo keto te fundit
jane shume me te shtrenjta se sa tabletat dhe per kete duhet informuar pacientet, pasi qe efekti perfundimtar eshte pothuajse i njejte.
Pasi qe te fitohen nje apo me shume qeliza veze me stimulim, atehere zakonisht gruas i injektohet nje ampulle HCG (Human chorionic gonadotropin) per pjekjen definitive te qelizave veze brenda folikulave, e pastaj, pas 36 oreve, me nje kateter special sperma e partnerit vendoset ne brendi te
mitres se gruas. Duhet cekur se sperma per kete procedure jepet me masturbim te partnerit rreth dy ore para vendosjes sa saj ne miter. Atehere sperma perpunohet ne kushte te posacme ne laborator, ashtu qe pas perpunimit, vecohet sperma me e afte dhe me vitale e cila pastaj vendoset ne mitren e gruas.

Procedura e inseminimit nuk eshte procedure e dhimbshme apo e rrezikshme dhe preferohet kryesisht te infertiliteti mashkullor, me sakte te rastet kur kemi te bejme me zvogelimin e numrit te spermatozoideve, por nuk preferohet te kryhet kur ky numer eshte me i vogel se 500 mije/cc, perderisa suksesi eshte me i madh kur numri i spermatozoideve eshte > 3 milion/cc. Duhet cekur se te inseminimi (IUI), procesi i fertilizimit respektivisht i bashkimit te qelizave veze dhe spermatozoideve si dhe zhvillimi embrional kryhen ne kushte “in vivo”, respektivisht ne organizmin e gruas, gje qe dallon nga procedura e fertilizimit artificial (IVF), ku keto procese kryhen “in vitro”, gjegjesisht ne kushte laboratorike dhe embrionet e gatshme vendosen ne mitren e gruas e jo sperma e perpunuar, sic ndodhe te inseminimi. Poashtu, sa me i madh qe te jete numri i spermatozoideve dhe sa me kualitative qe te jene ato, edhe rezultatet do te jene me te mira te inseminimi artificial. Ne kohen e fundit zakonisht preferohen te kryhen te cifti infertil deri ne tri inseminime, dhe, nese as atehere nuk vjen deri te shtatzania, atehere ciftit i rekomandohet fertilizimi artificial (IVF) si metoda e fundit e sherimit te infertilitetit..

Inseminimi intrauterin mund te kryhet me spermen e partnerit (AIH) apo edhe me spermen e donatorit (AID), atehere kur kemi te bejme me azoospermi respektivisht me mungese te spermatozoideve te partneri. Pra, ne rastin e fundit mund te aplikohet inseminimi me donacion te spermes, per cka eshte i nevojshem pajtimi me shkrim i te dy partnereve edhe ate kur ligji e lejon nje procedure te tille. Ne keto raste sperma mund te merret nga donatori i njohur apo anonim, gje qe poashtu varet nga ligjet ne fuqi e pastaj nga percaktimi i ciftit. Pothuajse ne te gjitha vendet e botes ku donacioni i qelizave gjinore eshte i lejuar, zakonisht preferohet donacioni anonim. Ne Serbi eshte miratuar ligji per donacion te qelizave gjinore, mirepo akoma nuk jane rregullua normat me te cilat donacionet do te aplikoheshin ne praktike, porse eshte paralajmerua se nje gje e tille do te ndodhe ne te ardhmen e afert.

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon