Diagnostifikimi dhe trajtimi

INFERTILITETI (STERILITETI)


Dëshira për të pasur fëmijë dhe familje paraqet një nga instinktet më bazike njerëzore. Statistikat globale tregojnë se një në shtatë çifte është i paaftë qe të ketë fëmijë pa asistencën e mjekut. Shkaktarët e njohur të kësaj dukurie janë shtatzënia e shtyrë për shkak të karrierës, martesat e vonshme si dhe stresi i shkaktuar nga puna dhe jeta në metropole. Shkaktarët e sterilitetit vijnë nga të dy partnerët në proporcion të barabartë.

Poçese nuk vjen deri te shtatzënia tek çiftet që për 6 muaj kanë pasur relacione të rregullta seksuale pa mbrojtje, atëherë ata do të duhej definitivisht t'a vizitojnë një qendër të specializuar për sterilitet. Një nga faktorët më kritikë në trajtimin e infertilitetit është mosha kështu që çiftet nuk do të duhej të vonoheshin me fillimin e trajtimit të tij. Një nuk duhet harruar se tek grate pas moshës 40 vjeçare vjen deri te ulja rapide e fertilitetit.

Akoma as në ditët e sotme nuk ekziston një zgjidhje definitive për të gjitha llojet e infertilitetit. Megjithatë, në 20 vitet e fundit pati arritje të mëdha dhe të avansuara në këtë drejtim, siç është zbulimi i metodës së fertilizimit artificial (IVF). IVF nuk është procedurë që duhet të përdoret tek çdo person me probleme të fertilitetit. Andaj, hulumtimet e shkaqeve të infertilitetit duhet të fokusohen në mundësitë e pacientëve që të arrijnë tek shtatzënia me metoda klasike më të thjeshta të mjekimit të infertilitetit. Kështu që, protokoli standard për trajtimin e infertilitetit është aplikimi i tri inseminacioneve artificiale dhe poçese me këtë rast nuk arrihet deri te shtatzania atëherë preferohet që të aplikohen metoda më të avansuara siç është fekondimi artificial (IVF/ICSI) e cila paraqet procedurën e fundit në trajtimin e infertilitetit. Tetë nga dhjetë pacientë infertilë (80%) mund të kenë sukses me metodat klasike apo me inseminime artificiale pa pasur nevojë që t'i nënshtrohen procesit të fertilizimit artificial.

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) e definon infertilitetin si pamundësi te frytnimit pas minimum 12 muajsh të relacionit seksual të pambrojtur.

Gratë në periudhën riprodhuese (fertile) kanë përafërsisht 20% shansë të arrijnë te shtatzënia me relacione të rregullta seksuale.

Kjo shansë është përafërsisht 85% në 6 muajt e parë poçese gratë ndodhen në moshën nën 35 vjeçare.

Progresi shkencor viteve të fundit në trajtimin e infertilitetit është i shpejtë dhe efikas, për çka pacientët meritojnë që të informohen korrekt dhe me kohë.

Është shumë me rëndësi për pacientët që ta njohin sistemin reproduktiv të femnës dhe të mashkullit në mënyrë që ta kuptojnë problemin e infertilitetit.

“Global IVF” iu dëshiron sukses në realizimin e ëndërrave tuaja per t'u bere prinder.

Dr Gjina Zeqiri

 

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon

Global IVF – Aty ku një jetë e re fillon